Ademi: Grupi i fortë, por mund të kualifikohem

02 dhjetor 2018 | 16:16

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se grupi i Kosovës është interesant dhe se “Dardanët” mund të kualifikohen në Euro 2020”.

“Grupi është interesant, por unë i besoj ekipit tonë, i cili mund t’ia dalë në këtë grup. Besoj në cilësitë dhe përkushtimin e tyre, në punën e trajnerëve dhe gjithë organizimin tonë që do të bëhet. Mendoj se do t’ia dalim këtij grupi, edhe pse asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Por Kosova është në trendin e fitoreve, në trendin e rritjes dhe ngritjes së saj dhe faktikisht unë e shoh si grup i cili neve na konvenon. Në këtë grup e shoh kualifikimin, sepse duke u bazuar në formën dhe kualitetin e grupit të futbollistëve mendoj dhe besoj se do të jemi të kualifikuar nga ky grup”, ka thënë Ademi.

Kundërshtare të Kosovës janë Anglia, Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar ndaj lansimit…