Barcola: Në Premier League nuk ke kohë të pushosh, intensiteti i ndeshjeve është shumë i lartë

18 tetor 2026 | 15:24

Bradley Barcola ka folur për dallimet mes Ligue 1 dhe Premier League, duke theksuar se kampionati anglez karakterizohet nga ritmi jashtëzakonisht i lartë i lojës.

“Në Ligue 1, lojtarët janë fizikisht të fortë dhe ka mbrojtës që të vënë në vështirësi. Por në Premier League, gjithçka ka të bëjë me ritmin. Në ndeshjet e para më kapën ngërçet muskulore”.

“Nuk ke kohë të pushosh”, ka thënë Barcola, duke vënë në pah intensitetin e futbollit anglez dhe kërkesat e mëdha fizike që ai imponon ndaj lojtarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protesta në Tiranë, në ditën e gjashtë të saj, është…