Gyokeres kërkon largimin nga Arsenali në janar, Atletico Madridi në garë
Viktor Gyokeres po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas “TEAMtalk”, sulmuesi suedez është i pakënaqur me minutazhin e kufizuar nën drejtimin e Mikel Artetës, pasi këtë sezon ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje të Premierligës si titullar.
Një tjetër arsye për shqetësimin e tij është interesimi i vazhdueshëm i Arsenalit për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, transferimi i të cilit mund t’ia kufizojë edhe më shumë hapësirën në skuadër.
Atletico Madridi është ndër klubet e interesuara për Gyökeresin, ndërsa sulmuesi suedez po shqyrton edhe mundësi të tjera në Angli, Itali dhe Gjermani. Sipas raportimit, Arsenali mund të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e tij nëse pranon një ofertë të përshtatshme.
Gyokeres iu bashkua Arsenalit nga Sportingu në vitin 2025 dhe shënoi 21 gola në sezonin e tij të parë me klubin londinez. Megjithatë, minutazhi i kufizuar këtë edicion ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në “Emirates”.
Mbetet të shihet nëse sulmuesi 28-vjeçar do të largohet në janar dhe nëse Atletico Madridi do të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij.



