Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia përdor gazlotsjellës dhe ujë
18 tetor 2026
| 15:20
Protesta në Tiranë, në ditën e gjashtë të saj, është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë drejt selisë së Partisë Socialiste (PS), duke thyer xhamat e objektit.
Si kundërpërgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë, mediat shqiptare raportojnë se gjatë protestës së sotme ka persona të lënduar dhe të arrestuar.



