Trupi i një 60-vjeçari gjendet pa shenja jete në lumin e Lanës në Tiranë

18 tetor 2026 | 15:30

Trupi i një personi rreth 60-vjeç është gjetur pa shenja jete në lumin e Lanës, në Tiranë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, rasti është konstatuar rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.

Siç shkruan “Euronews Albania”, dyshohet se personi, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën…