Ndërron jetë në moshë të re Sehare Grulaj Vata
18 tetor 2026
| 15:14
Ka ndërruar jetë në moshë të re Sehare Grulaj Vata, pas një sëmundjeje të rëndë.
Lajmin e ka bërë me dije Labinot Vata, i cili, në emër të familjes, ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e të dashurës së tyre.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e hënë), në orën 15:00.
Familjarët, miqtë dhe dashamirët do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri dhe respekt.
Ngushëllime familjes Vata dhe të gjithë të afërmve. I qoftë i lehtë dheu!



