Bernardo Silva i kërkon Erling Haalandit ta gjejë formën ndaj Real Madridit
Kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka deklaruar se do të preferonte që Erling Haaland të jetë titullar në përballjen vendimtare kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht pikëpyetjeve të fundit rreth formës së sulmuesit norvegjez.
Mesfushori portugez theksoi rëndësinë e Haalandit në një ndeshje ku skuadra angleze duhet të shënojë disa gola për të përmbysur rezultatin.
“Natyrisht që do të preferoja ta kishim Erlingun. Kur Erling është në fushë, shënohen gola dhe ne kemi nevojë për gola nesër”.
Ai shtoi se Manchester City do të vazhdojë të besojë te përmbysja, pavarësisht humbjes së rëndë që pësoi në ndeshjen e parë në Spanjë.
“Ky sport na ka mësuar se shumë gjëra mund të ndodhin. Edhe pse rezultati në Madrid ishte shumë i keq, ne do të luftojmë deri në fund”.
“Kundërshtari është shumë i fortë. Në shtëpi mund të ndodhin shumë gjëra. Ne do të përpiqemi të krijojmë atmosferën e duhur që kjo të ndodhë”.
Manchester City do të presë Real Madridin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve të martën, më 17 mars nga ora 21:00 në “Etihad”.




