Kurti ngushëllon familjen Kollari pas vdekjes së ish-të burgosurit politik, Jusuf Kollari

16 mars 2026 | 16:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen Kollari për t’u shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta pas ndarjes nga jeta të ish-të burgosurit politik, Jusuf Kollari.

Gjatë vizitës, Kurti së bashku me bashkëpunëtorët e tij ndau dhimbjen me familjarët dhe miqtë e të ndjerit, duke kujtuar edhe kohën që kishte kaluar me Kollarin gjatë viteve të rezistencës. Kryeministri dhe i ndjeri kishin qenë bashkë në burg në periudhën kur shumë veprimtarë politikë përballeshin me represion, duke ndarë sakrifica dhe përvoja të vështira.

Kurti vlerësoi kontributin dhe qëndrueshmërinë e Kollari gjatë asaj kohe, duke theksuar se kujtimi dhe veprimtaria e tij do të mbeten pjesë e historisë së përpjekjeve për liri.

I ndjeri Jusuf Kollari ka lënë pas vetes bashkëshorten Suzanën, dy vajza dhe një djalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të…