Superliga vjen me dy ndeshje sot

17 mars 2026 | 12:20

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të luhet në këtë mesjavë, më saktësisht të martën e të mërkurën.

Sot do të luhen dy ndeshje e nesër tri të tjera.

Prishtina do ta kërkojë këndelljen në Ferizaj, ndonëse e pret një punë mjaft e vështirë pasi vendësit kanë shumë nevojë për pikë të mbijetesës.

Bardhekaltrit e Afrim Tovërlanit kanë ngecur paksa nga kreu i tabelës dhe një dështim tjetër eventual do t’i largonte edhe më shumë nga ambicia për t’u shpallur kampionë të Kosovës.

Ndërkohë, sot do të luajnë edhe Drenica me Malishevën.

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me katër përballje…