Lewandowski dëshiron qëndrimin te Barcelona, me ulje page dhe rol dytësorë

17 mars 2026 | 13:08

E ardhmja e Robert Lewandowski te Barcelona mbetet ende e paqartë, mes spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”.

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi polak preferon të qëndrojë te Barcelona edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa kohët e fundit ai është lidhur me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, MLS dhe Superligën turke. Megjithatë, prioriteti i Lewandowskit është vazhdimësia te klubi katalanas.

Madje, ai është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme page dhe të marrë një rol dytësor në skuadër, në mënyrë që të qëndrojë pjesë e projektit të Barcelonës.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, i rizgjedhur së fundmi, është gjithashtu i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit me 37-vjeçarin, megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar.

Ndërkohë, agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë bisedime me Laportën dhe drejtorin sportiv Deco për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit.

Pavarësisht situatës së Lewandowskit, Barcelona po planifikon të investojë në një qendërsulmues të ri të profilit të lartë gjatë afatit kalimtar veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers mposhtën Houston Rockets 100:92 në Toyota Center,…