Deliu-Kodra: LV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

17 mars 2026 | 14:35

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj shpenzimeve të shumta të LV-së për fushata zgjedhore në vitin e kaluar.

Duke komentuar shpenzimet e LV-së për një tubim me te rinjtë në një nga klubet e natës në Prishtinë, ajo ia ka rikujtuar LV-së mungesën e barnave në QKUK për pacientët.

“Vetëvendosja e Albin Kurti paska shpenzur rreth 15 mijë euro për një natë, në njëren prej diskotekave në kryeqytet. Ndërsa shumë pacientë luftojnë çdo ditë për të gjetur mundësinë e një trajtimi, që se kanë ende”, ka shkruara ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, e konsideron…