Vedat, Fisnik… djema bëjeni për ne! Bëjeni për ata që nuk janë më, bejeni për Kosovën dergona në botëror!
Shkruan: Astrit Gashi
Djema kur të zbrisni në fushën e blertë për këto dy ndeshje të “play-off”-i, mos shikoni vetëm tribunat e mbushura plot. Shikoni përtej tyre. Shikoni në retë mbi stadium, shikoni në rrudhat e ballit të prindërve tanë dhe në sytë e fëmijëve që sot ëndërrojnë me emrat tuaj në gojë. Kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Ky është marshimi i një kombi drejt dritës, pas një rrugëtimi të gjatë nëpër errësirë.
Vedat, Fisnik… dejma kur të ndjeni lodhjen në minuta e fundit, kujtoni se kush po vrapon me ju. Me ju po vrapon shpirti i Bajram Aliut, mikut tim që forcat serbe e ekzekutuan mizorisht pranë shtëpisë sime. Me ju po vrapojnë mijëra dëshmorë e civilë që dhanë gjithçka që ne sot të kishim një emër, një flamur dhe një përfaqësuese.
Djema ju nuk jeni thjesht futbollistë tani por ju jeni “ushtarët” e fundit të lirisë sonë. Dikur, luaninim nëpër ara e fusha të improvizuara, mes baltës dhe frikës, por kurr nuk u gjunjëzuam kurrë. Mbajtën gjallë ëndrrën që ju sot ta keni botën në dorë.
Bota na ka mbajtur të izoluar, na ka numëruar kilometrat dhe na ka peshuar njohjet diplomatike. Por një kualifikim në Botëror vlen më shumë se pesë njohjet e munguara të BE-së vlen me shumë se gjithqka tjeter. Kur bota të shohë Kosovën tonë prej 10,900 km² në ekranet e miliarda njerëzve, ata do të mësojnë historinë e një populli që nuk vdiq kurrë. Do të mësojnë për shqiptarinë që frymon në pesë shtete fqinje, por që bashkohet te ju si një zemër e vetme.
U bëj thirrje biznesmenëve dhe njerëzve të sportit, mos kurseni! Një premio prej një milion eurosh për secilin lojtar është asgjë përpara peshës së këtij suksesi. Por ju djem, mos luani për paratë. Luani për atë lotin që do t’i rrjedhë një plaku në Kosovë kur të dëgjojë himnin tonë në Botëror. Luani për endrraen tonë të perjetshme!
Të shohësh Kosovën në Botëror do të ishte fitorja jonë më e madhe kombëtare e këtij shekulli. Do të ishte dhurata më e bukur jetësore për çdo sportdashës që nuk u thye.
Djem, na bëni krenarë! Mos luani vetëm me këmbë, luani me shpirtin e atyre që nuk arritën ta shohin këtë ditë. Bëjeni për ne. Bëjeni për historinë. Bëjeni për Kosovën tonë të përjetshme! dergona ne Kapionatin Botëror!
E ju miq me falni nese ju pikë loti deri sa e lexoni por kjo është më shumë së një deshirë e secilit prej neve që presim që kjo enderr të behet realitet!



