Ferizaj dhe Drenica shënojnë fitore të mëdha

17 mars 2026 | 15:06

Ferizaj dhe Drenica kanë regjistruar fitore të mëdha në xhiron e 25-të të Superligës së futbollit.

Ferizajasit e kanë mposhtur Prishtinën me rezultat të thellë 3:0 në “luftën” e tyre për t’ju shmangur rënies nga liga. Nga ana tjetër, kriza e thellë e “Bardhekaltërve” është duke vazhduar  dhe pas kësaj humbjeje thuajse i kanë humbur gjasat për titull të kampionit.

Po ashtu edhe Drenica ka regjistruar po ashtu një fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 4:2.

“Kuqezinjtë” me këtë fitore vazhdojnë të shpresojnë që t’i ikin më të keqes  – rënies nga liga, kurse Malisheva e ka bërë një hap prapa vendeve që çojnë në Evropë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Tijana…