Ku e sheh veten Julian Alvarez në vitin 2035? Befason ylli argjentinas!

17 mars 2026 | 15:50

Julian Alvarez flet për të tashmen dhe të ardhmen e tij me fanellën e Atlético Madridit.

Sulmuesi argjentinas, në një intervistë të fundit, është ndalur tek rruga e tij e rritjes dhe mënyra se si e imagjinon veten brenda skuadrës në vitet që do të vijnë.

I pyetur se ku e sheh veten në vitin 2035, ish-lojtari i Manchester Cityt nuk ka dyshime.

“E shoh veten në një rol më veteran, me më shumë përgjegjësi. Pak a shumë si sot Koke, Antoine Griezmann apo edhe Jan Oblak. Lojtarë që janë prej shumë vitesh këtu dhe janë bërë pikë referimi për të gjithë grupin.”

Një deklaratë e qartë, që e tregon jo vetëm ambicien personale, por edhe dëshirën për t’u bërë një figurë kyçe në dhomat e zhveshjes së “Los Colchoneros”.

Alvarez e ka nënvizuar rëndësinë e përvojës dhe vazhdimësisë në një klub si Atletico, ku liderët historikë e kanë pasur gjithmonë një rol thelbësor në sukseset e skuadrës.

Sulmuesi ka folur edhe për ambientimin e tij në Madrid, duke theksuar se ndihet gjithnjë e më mirë dhe i integruar në grup.

Ai e ka vlerësuar mbështetjen e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik, elementë që e kanë ndihmuar të rritet si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Në fund, Alvarez ka dashur ta dërgojë edhe një mesazh për të ardhmen: objektivi i tij është të vazhdojë të përmirësohet çdo ditë, duke e dhënë maksimumin për ekipin dhe duke e ndërtuar një rrugë që një ditë mund ta çojë të jetë një nga liderët kryesorë të Atletico Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë edhe…