LV-ja propozoi tre emra për anëtarë të KQZ-së, Cakolli: Presidentja Osmani të mos lejojë paqartësi
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për tre kandidatë në përbërjen e KQZ-së, duke e cilësuar si një çështje të panevojshme që rikthehet në debat, ndonëse është e sqaruar në aspektin kushtetues dhe praktik.
Sipas tij, modeli që zbatohet në Kosovë është strikt dhe jo proporcional, ku secili grup parlamentar me të drejtë përfaqësimi propozon nga një anëtar, pavarësisht numrit të deputetëve. Ky parim, ka thënë ai, synon të garantojë paanshmërinë e institucionit dhe të shmangë kontrollin nga shumicat politike.
Cakolli ka thënë se edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka konfirmuar këtë qasje në disa raste, përfshirë vitin 2021, kur LV-ja kishte mbi 50 për qind të votave, por vetëm dy anëtarë në KQZ.
Ai ka vlerësuar se ndarja aktuale duhet të jetë e qartë: nga dy anëtarë për LV-në e PDK-në dhe nga një për LDK-në e AAK-në.
Në këtë kontekst, Cakolli ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të respektojë këtë formulë, duke kërkuar nga LV-ja dy kandidatë ose duke përzgjedhur dy nga tre emrat e propozuar.
Postimi i plotë në “Facebook”:



