Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme
18 mars 2026
| 16:04
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë me dije se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për shkak të borës (në pjesën e Malit të Zi)”, ka njoftuar QKMK-ja.



