Zyra për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kalon në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat Çlirimtare

19 mars 2026 | 11:58

Gjatë mbledhjes së pestë të qeverisë, u miratua propozim-vendimi për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat Çlirimtare.

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij bëri të ditur se kjo zyrë synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare.

“Bartja e zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare”, tha ai.

Pos tjerash, kryeministri tregoi se cilat punë do t’i atribuohen kësaj zyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Major Vjollca Hoti nga Policia e Kosovës ka përfunduar me…