Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri
19 mars 2026
| 12:45
Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare Andin Hoti.
Vitia se shumë shpejtë qytetarët e Ferizajt do të bëhen me spital, brenda 30 muajsh.
“Një spital modern me të gjitha kushtet, në vlerë prej 24 milionë eurosh, një spital që do t’ju ofrojë të gjithë banorëve të atij regjioni, përfshirë edhe komunave përreth siç janë Kaçaniku, Hani i Elezit dhe jo vetëm trajtime, shërbime shumë cilësore, ndoshta më cilësoret në vend kur të përfundojë”, u shpreh Vitia transmeton Klankosova.tv.



