Nura i PDK-së: S’ka hapësirë për marrëveshje politike

19 mars 2026 | 13:58

Ish-deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se vendi në mënyrë të pashmangshme po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se akuzat e ndërsjella midis partive politike nuk kanë lënë hapësirë për bashkëpunim.

Nura ka thënë për “RTV21” se zgjidhja e vetme në këtë situatë janë zgjedhjet.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e kthen dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, prapëseprapë kjo do ta zgjasë këtë proces, por unë mendoj se zgjidhja e vetme, pavarësisht vullnetit të qytetarëve, do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet…