Agim Ademi mirëpret vogëlushët në “Fadil Vokrri”, mesazh i qartë për të ardhmen e futbollit kosovar
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina.
Gjatë vizitës, fëmijët sollën një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji, duke shijuar nga afër ambientin e stadiumit dhe duke shprehur entuziazmin e tyre për futbollin.
Ademi u shpreh i bindur se shumë prej këtyre të rinjve do të jenë pjesë e së ardhmes së futbollit kosovar.
Ai theksoi se ishte një kënaqësi e veçantë të kalonte kohë me ta dhe të shihte nga afër dashurinë dhe pasionin që ata kanë për këtë sport.
Postimi i tij në rrjetet sociale:
E ardhmja e futbollit është e sigurt!⚽️🇽🇰
Sot pata kënaqësinë të takoj fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina, të cilët ishin për vizitë në në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ata sollën me vete energji të jashtëzakonshme dhe buzëqeshje të sinqerta, duke e shijuar çdo moment në këtë ambient që frymëzon dashurinë për futbollin.
Jam i bindur se shumë prej këtyre djemve e vajzave, do të jenë pjesë e së ardhmes së futbollit tonë.
Ishte kënaqësi e veçantë të qëndroja me ta dhe ta shoh nga afër entuziazmin që ata kishin për futbollin.
Një falënderim i përzemërt për dhuratën e bukur, një pikturë e mrekullueshme punim dore, të cilën do ta ruaj me shumë kujdes si kujtim të veçantë nga kjo vizitë kaq e ngrohtë e këtyre njomakëve. 💛💙




