Hamza në BIK për festën e Bajramit: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë tonë

20 mars 2026 | 13:18

Kryetari i Partisë Demokratike të KosovësBedri Hamza, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Gjatë vizitës, ai ka uruar udhëheqësit e këtij institucioni dhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit në shoqërinë kosovare.

“Sot si gjithëherë bashkë me kolegët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës jemi në vizitë tek udhëheqësit e Bashkësisë Islame për t’i uruar për Bajram, njëkohësisht t’i urojmë edhe gjithë besimtarët duke ju dëshiruar shëndet dhe të gjitha të mirat për ta dhe për familjet e tyre. Është muaj i solidaritetit, populli jonë gjithmonë ka qenë solidar, është dhe jam i bindur që ky solidaritet edhe mbas asaj që na tregon gjithmonë Myftiu duke u rritur, dhe është tepër mirë që njerëzit në nevojë përkrahen, ndihmohen. Kjo vizitë mes nesh të reflektojë energji pozitive dhe ky pozitivitet të jetë në të gjitha institucionet, gjithmonë duke e respektuar edhe Bashkësinë Islame, po edhe institucionet e shtetit. Urime për të gjithë besimtarët, jetë të gjatë edhe të lumtur e shëndet për familjet e tyre, të gjitha të mirat. Faleminderit myfti”,ka thënë  Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flashscore ka publikuar listën e plotë të sportistëve më të…