OVLUÇK-ja reagon pas deklaratave të ambasadorit gjerman: Po e përgatisin opinionin për një vendim të shkruar diku tjetër

22 mars 2026 | 13:18

Një deklaratë e fundit e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë, duke hapur debat mbi integritetin e procesit gjyqësor në Hagë.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar publikisht, duke ngritur dyshime serioze për ndikime të jashtme në vendimmarrjen e Gjykatës Speciale.

Sipas Gucatit, fakti që tema e “dënimeve apo lirimeve” po diskutohet nga ambasadorë ndërkombëtarë pikërisht në prag të vendimit, nuk është rastësi. Ai e cilësoi këtë si përpjekje për të përgatitur opinionin publik për një vendim që, sipas tij, “duket se tashmë është i shkruar diku tjetër”.

Reagimi i plotë i Gucatit:

Deklarata e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ngre dyshime serioze për procesin gjyqësor në Hagë.

Pse po ngrihet kjo temë pikërisht tani nga ambasadorët, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale? Kjo është përpjekje për ta parapërgatitur opinionin për një vendim që duket se tashmë është i shkruar diku tjetër.

Nuk është neutralitet nëse ambasadorët flasin për “dënime apo lirime”, por është paragjykim i hapur i procesit dhe sinjal i qartë i ndikimit të jashtëm.

Drejtësia nuk duhet as të diktohet, as të parapërgatitet dhe as të ndërtohet me mesazhe diplomatike.

Asnjë vendim, absolutisht asnjë, që e cenon luftën tonë, nuk do të pranohet. Nuk e lejojmë askënd të luajë me sakrificën tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liqeni i Badocit po pastrohet në një aksion për largimin…