Begaj uron besimtarët bektashinj për Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

22 mars 2026 | 14:18

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët bektashinj për Sulltan Novruzin, një festë që shënon për ta fillimin e një viti të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

Me këtë rast, Begaj ka zhvilluar një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të cilit ia ka përcjell urimet e përzemërta.

“Gëzuar Sulltan Novruzin! Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të kenë paqe, begati dhe lumturi në jetën e tyre!”.

“Sulltan Novruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe vlerat e tij duhet të mishërohen në jetën tonë të përditshme. Sulltan Novruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës, lindja e dritës mbi errësirën, dhe duhet që vlerat e larta të kësaj dite, të paqes, të dhembshurisë, te dashurisë, të solidaritetit dhe të besimit për një të ardhme më të mirë, të jenë ato që duhet të na përçojnë në të gjitha ditët tona të vitit!”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nëndetëse me energji bërthamore e Marinës Mbretërore Britanike ka…