Drita fiton derbin ndaj Gjilanit, merr kreun e tabelës
22 mars 2026
| 15:06
Drita ka shënuar një fitore të madhe në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit.
“Intelektualët” triumfuan minimalisht 0:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Veton Tusha në minutën e 24-të.
Në fund të pjesës së parë, Gjilani mbeti me një lojtar më pak, pasi Albin Prapashtica u përjashtua me karton të kuq direkt, duke e vështirësuar edhe më shumë ndeshjen për vendasit.
Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e parë me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani. Në anën tjetër, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 39 pikë.



