City fiton Kupën e nëntë të Ligës, Arsenal vazhdon “agjërimin”

22 mars 2026 | 19:39

Manchester City e ka fituar për herë të nëntë Kupën e Ligës, apo Carabap Cup, pasi e mposhti në finale, liderin e tabelës së Premierligës, Arsenalin.

Në “Wembley”, City fitoi 2-0, me dy gola të shpejtë të shënuar në pjesën e dytë, pas një pjese të parë të mërzitshme nga dy palët.

Ishte Nico O’Reilly lojtari që shkëlqeu në këtë përballje, me dy gola të shënuar.

Së pari, anglezi i ri shënoi në minutën e 60-të, pas një gabimi të rëndë nga Kepa Arrizebalaga, i cili nuk mundi ta mbajë topin në duar, para se ai të shkonte tek anglezi, që e gjeti vetën më së miri në atë moment.

Golin e dytë, O’Reilly e shënoi vetëm katër minuta më vonë, pas një asistimi nga Matheus Nunes.

21-vjeçari shënoi me kokë, pothuajse një rikrijim i golit të parë.

Arsenali u vu në gjah për të barazuar rezultatin, mirëpo deri në fund nuk arriti të tundë rrjetën e golit të mbrojtuar nga James Trafford.

Më së afërti që iu afruan golit “Topçinjtë”, ishte kur goditën dy herë shtyllën.

Ky triumf ia sjell Cityt trofeun e 19-të nën drejtimin e Pep Guardiolës, i cili është shumë i mirëpritur, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve prej Real Madridit në mesjavë.

Ndërkaq, Arsenali vazhdon agjërimin pa trofe, për gjashtë vite me radhë./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit…