Deputeti Behrami numëron mbi 50 shkelje të Gjykatës Speciale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i ka reaguar përsëri ambasadorit gjerman, Ranier Rudolph lidhur me Gjykatën Speciale ku janë duke pritur vendimin përfundimtar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Behrami në “Facebook” ia ka numëruar ambasadorit gjerman mbi 50 shkelje që i ka bërë Specialja në raport me liderët e UÇK-së.
Postimi i plotë i Behramit:
I nderuar ambasador Rudolph dhe të gjithë ambasadorë të shteteve financuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës!
Në këto pesë vjet pse askush nga ju nuk keni reaguar për këto shkelje dhe përdorim të standardeve të dyfishta?
1. Publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar
2. Cenim i prezumimit të pafajësisë
3. Trajtim jo i barabartë i palëve
4. Kufizime në të drejtat procedurale
5. Paraburgim që pothuajse 6 vjet
6. Vonesa në fillimin e gjykimit rreth 3 vjet
7. Zvarritjet e qëllimshme të procedurave gjyqësore
8. Dyshime për paanshmëri të gjyqtarëve
9. Perceptim për njëanshmëri ndaj UÇK-së
10. Fokus vetëm te një palë e luftës
11. Pranimi i provave nga Serbia
12. Dyshime për besueshmërinë e provave
13. Ndryshime në aktakuzë gjatë procesit
14. Vështirësi në përgatitjen e mbrojtjes
15. Shkurtim i afateve për avokatët
16. Pyetje sugjestive ndaj dëshmitarëve
17. Pyetje sugjestive nga trupi gjykues
18. Ndryshime në numrin e dëshmitarëve
19. Sasi shumë e madhe dokumentesh
20. Vështirësi në organizimin e mbrojtjes
21. Mungesë përgjigjeje ndaj kërkesave të të akuzuarve
22. Mungesë transparence
23. Mungesë mbikëqyrjeje institucionale
24. Vonesa në publikimin e materialeve
25. Kufizim i qasjes së publikut në seanca
26. Qasje e kufizuar për publikun
27. Vështirësi në komunikim publik
28. Probleme me përkthimin
29. Kontakt i kufizuar me familjen
30. Kushte të paraburgimit
31. Ngarkesë e madhe burokratike
32. Përndjekje politike
33. Kriminalizim i luftës së UÇK-së
34. Tendencat për rishkrim të historisë
35. Kritikë për zhvendosje të fajit te UÇK
36. Mos dëgjimi i protestuesve
37. Mos dëgjimi i peticionit të qytetarëve
38. Protesta qytetare kundër gjykatës
39. Mungesë legjitimiteti (mosbesim publik)
40. Perceptim i gjerë për padrejtësi në opinion publik
41. Funksionim jashtë Kosovës
42. Personel ndërkombëtar (pa shtetas të Kosovës)
43. Varësi nga financimi ndërkombëtar
44. Ndërrim i prokurorëve gjatë rastit
45. Dyshime për standarde jo të njëjta me Kosovën
46. Kritikë për trajtim jo proporcional
47. Kritikë nga Avokati i Popullit për shkelje të të drejtave
48. Mosraportimi në Kuvendin e Kosovës
49. Mos vendosja e simboleve shtetërore të Kosovës në Sallën e gjyqit
50. Influencimi i nxënësve dhe studentëve nga Prokuroria e Gjykatës Speciale
51. etj.
52. etj.
53. etj.
54. etj.
55. etj.
56. etj.
Këto janë vetëm 10% e shkeljeve që ka bërë kjo gjykatë gjatë gjithë hetimeve dhe procesit gjyqësor.
Tash ju po prisni që populli i Kosovës e pranon një verdikt dënues për krerët e UÇK-së me gjithë këto shkelje, me gjithë këto padrejtësi?!
NIE!
NEVER!
KURRË!



