Ndërron jetë ish-kryetari i komunës së Lipjanit
23 mars 2026
| 11:33
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ka ngushëlluar familjen Jashari për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari.
“Puna dhe përkushtimi i tij në drejtimin e komunës do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale, duke reflektuar rolin e tij në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, forcimin e administratës komunale dhe ndërtimin e bazave për zhvillim institucional dhe shoqëror. Kontributi i tij si ish-kryetar do të vlerësohet gjithmonë si pjesë e rrugëtimit dhe ndërtimit të institucioneve tona lokale”, ka theksuar kryetari Ahmeti.



