Takimet e Osmanit me qytetarë u interpretuan si parafushatë, Kupina: Qëllimi është falënderimi dhe dëgjimi i tyre

23 mars 2026 | 13:33

Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar takimet me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Këto vizita sipas disa analistëve janë parë si parafushatë e presidentes për zgjedhjet e ardhshme.

Por, këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina në një përgjigje për “RTV21” ka thënë se takimet e tilla kanë karakter falënderues për qytetarët që e kanë përkrahur presidenten.

‘’Presidentja Osmani është takuar vazhdimisht me qytetarë përgjatë këtyre 5 viteve dhe të njëjtën e bën edhe tani për t’i falënderuar ata për përkrahjen dhe për t’i dëgjuar për tema që qytetarët i vlerësojnë të jenë me interes publik”, ka thënë Kupina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…