Ronaldo dhe Georgina publikojnë fotografi me 18 milionë euro luks të pastër
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez e kanë publikuar një fotografi që ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale, pasi në të shfaqet luks me vlerë rreth 18 milionë euro.
Në foto shihen disa prej sendeve më të shtrenjta që i posedon çifti, duke e përfshirë një makinë superluksoze dhe bizhuteri të kushtueshme, të cilat së bashku e arrijnë një vlerë marramendëse.

Sipas raportimeve, vetëm një nga veturat e paraqitura, modeli Bugatti Centodieci, vlen miliona euro dhe është pjesë e koleksionit të njohur të Ronaldos.
Fotografia është shpërndarë nga Georgina në rrjetet sociale dhe menjëherë e ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët komentuan për jetën luksoze të çiftit të famshëm.
Ronaldo dhe Georgina njihen prej vitesh për stilin e tyre të jetës plot luks, që përfshin makina të rralla, ora dhe bizhuteri shumë të shtrenjta, si dhe prona ekskluzive në vende të ndryshme të botës.
Kujtojmë se ylli portugez e ka një nga koleksionet më të mëdha të veturave luksoze në botën e futbollit, me supermakina që kapin vlera prej dhjetëra miliona eurosh.



