ShBA-ja dhe Irani, versione të ndryshme pas shtyrjes së sulmeve

24 mars 2026 | 08:04

Zyrtarët e ShBA-së dhe Iranit kanë dhënë versione të kundërta për bisedimet mes dy vendeve lidhur me luftën, pasi presidenti Donald Trump vendosi të shtyjë sulmet e paralajmëruara ndaj centraleve energjetike iraniane.

Të shtunën, Trump i dha Iranit një afat prej 48 orësh për të hapur Nguahticën e Hormuzit, përndryshe tha se SHBA do të “shkatërronte plotësisht” centralet e tij energjetike.

Megjithatë, të hënën, Trump tha se i kishte shtyrë sulmet pas bisedimeve “produktive” me Tehranin, por kryetari i parlamentit iranian mohoi që bisedime të tilla të kenë ndodhur, duke i quajtur “lajme të rreme”.

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë CBC News: Kemi marrë disa pika nga SHBA përmes ndërmjetësve dhe ato po shqyrtohen.”

CBS raporton se ky hap është bërë “si një pararendës i mundshëm për bisedime”, dhe se bisedimet nuk janë të konfirmuara apo në zhvillim.

Edhe Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për kujdes, duke thënë se situata është “fluide” dhe se “spekulimet për takime nuk duhet të konsiderohen përfundimtare derisa të shpallen zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, në…