Romario sulmon Ancelottin: Neymar duhet të kthehet në kombëtare

24 mars 2026 | 11:49

Në Brazil kanë shpërthyer polemikat dhe shkaku është lënia jashtë skuadrës kombëtare e sulmuesit të Santosit, Neymar.

Ai që ka kritikuar hapur Carlo Ancelottin ishte një legjendë e futbollit të vendit amerikanolatin, Romario.

“Kombëtarja është për futbollistët më të mirë dhe më të talentuar”, ka deklaruar ish-kampioni i Botës, duke pohuar (sipas mediave kryesore braziliane) se një futbollist si Neymar duhet të jetë i grumbulluar me Seleçaon edhe pa qenë në formën maksimale të tij.

Por trajneri italian kishte përcaktuar një linjë rigoroze; sulmuesi do të merret në konsideratë vetëm nëse është në 100 për qind  të formës së tij fizike, kjo edhe duke parë problemet në gju që kanë ndikuar te rendimenti i tij në muajt e fundit”

I kthyer te Santos, Neymar, në fakt është ende në fazën e rikuperimit, por deklaratat e Romarios rindezin debatet në Brazil në prag të Botërorit 2026, teksa tifozë të shumtë e konsiderojnë ende 34 vjeçarin si një futbollist që mund të rezultojë vendimtar për 5 herë kampionët e botës.

Romario, edhe pse ka siguruar se do të mbështesë përfaqësuesen braziliane pavarësisht gjithçkaje, tha se dëshiron të shohë Neymar në fushë në Botëror duke e mbyllur fjalën e tij me një kritikë direkte: “Bëni kujdes, zotëri –  një kampion duhet të luajë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari norvegjez, Espen Eskas do të jetë ai që do…