Miri zbulon sekretin, ja si u njoftua me bashkëshorten
Armir Shahini – Miri në një bisedë me Rogert Sterkajn ka treguar se si është njohur me bashkëshorten, e cila me origjinë është gjermane.
Ai tregon se si filloi muhabeti me të, për të vazhduar më pas në detajet e tjera.
Thekson se kur u njoh ishte e pranishme edhe nëna e tij, e cila e kishte pëlqyer që në fillim.
“Si je si kalon si ja qon, mirë mirë. Dalim jashtë, duke ndenjur del nëna ime edhe thotë se qenka shumë e mirë. I them po thotë je shumë e mirë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Po më thotë mami po se puthe nuk ikën, me tha pse nëna jote do që ne të puthemi, po po. Nuk e kanë siç e kemi këtu, pa komplekse. Shkoi bukur situata aty. Kjo tani do të rrinte edhe nesër dhe pasnesër do të ikte në Gjermani. Tani e mora për takim”.
Ata tani kanë bashkë shumë vjet dhe nga kjo marrëdhënie edhe një vajzë.
Bashkëshortja e tij ndërkaq jeton dhe vepron mes Gjermanisë e Shqipërisë.



