Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me ministrin e Sportit

24 mars 2026 | 14:10

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar të martën me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, me të cilin ka biseduar rreth koordinimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Rama është zotuar se nuk do të mungoj bashkëpunimin institucional që këto lojëra të shkojnë sa më mirë. Ai ka shkruar në “Facebook” se po punohet që Kosova të jetë plotësisht e përgatitur për këto lojëra.

“Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli. Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar. Vazhdojmë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron sot për një…