Osmani i jep dorën ‘ftohtë’ Gërvallës në Mitrovicë, ajo i thotë të ketë kujdes për karrigen (video)

24 mars 2026 | 14:31

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Mitrovicë në një aktivitet zyrtar, ku është ulur mes Faton Peci dhe Donika Gërvalla.

Sipas pamjeve që ka publikuar nga Mitropol, Gërvalla shihet duke i folur Osmanit me buzëqeshje. Pasi presidentja ulet ajo nis t’i ankohet për karrigen, ndërsa presidentja nuk reagon dhe duket se e injoron situatën.

Osmani shihet e ulur mes Gërvallës e kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci.

E pas ngjarjes, Vjosa Osmani ka refuzuar të flasë për raportet me Donika Gërvallën pas injorimit që ia bëri sot në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë…