Libani shpall non grata ambasadorin e Iranit, i jep disa ditë kohë për t’u larguar nga vendi

24 mars 2026 | 19:13

Libani ka urdhëruar ambasadorin e Iranit të largohet nga vendi deri të dielën.  Ministria e Jashtme libaneze njoftoi se ambasadori i Irani është shpallur person “non grata”, një term i përdorur kur një vend vendos që një diplomat i huaj nuk është më i mirëpritur në territorin e tij.

Largimi i ambasadorit shënon një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve të Libanit me Iranin që nga lufta e fundit Izrael-Hezbollah në vitin 2024.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Libanit, Denise Rahme tha se ambasada iraniane do të ketë ende një të ngarkuar me punë për të kryesuar misionin e saj diplomatik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Associated Press/ Roli i Izraelit në kapjen e kamerave rrugore…