“Zonja e Vjetër” i dëshiron fat Edon Zhegrovës në përballjen me Sllovakinë

26 mars 2026 | 16:26

Juventus i ka uruar fat futbollistit të saj Edon Zhegrova, i cili sonte do të luajë me kombëtaren e Kosovës kundër Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

“Paç fat Edon”, shkruan “Zonja e Vjetër” në platformën “X”.

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Bratisllavë.

Në rast të fitores, “Dardanët” do të luajnë në finalen e madhe më 31 mars kundër fituesit të ndeshjes Turqi/Rumani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve “Tasnim” ka raportuar se Teherani…