Rodri hap derën për Real Madridin: E kaluara te Atletico nuk më ndalon

26 mars 2026 | 16:28

Mesfushori i Manchester City, Rodri, ka habitur me deklaratat e fundit duke lënë të hapur mundësinë për një transferim te Real Madrid, pavarësisht së kaluarës së tij te Atletico Madrid.

Në një intervistë për Onda Cero, spanjolli u shpreh qartë se lidhja e tij e mëparshme me Atleticon nuk përbën pengesë për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, transmeton Klankosova.tv.

“Fakti që kam luajtur për Atletico nuk më ndalon të luaj për Real Madridin”, deklaroi ai.

Rodri shtoi se është e pamundur të refuzosh klubet më të mëdha në botë, duke lënë të kuptohet se një ofertë nga gjiganti madrilen do të merrej seriozisht.

Ai komentoi edhe fuqinë e Real Madridit në kompeticionet evropiane: “Ata na eliminuan, por kjo nuk do të thotë asgjë. Në fazat vendimtare të Ligës së Kampionëve, Real Madridi është gjithmonë Real Madrid”.

Në fund, mesfushori vlerësoi edhe atmosferën në “Bernabeu”, duke e cilësuar si një stadium të jashtëzakonshëm dhe shumë imponues për kundërshtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus i ka uruar fat futbollistit të saj Edon Zhegrova,…