Çitaku pas mbledhjes së kryesisë: PDK-ja respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese
26 mars 2026
| 16:50
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ku është diskutuar rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep deputetëve edhe 34 ditë kohë shtesë për ta zgjedhur presidentin, ka thënë se respektojnë plotësisht vendimin e Kushtetueses.
“PDK-ja e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po besoj për secilin që ka njohur aktivitetin PDK-në, respektimi i vendimeve të gjykatës nuk është temë për ne”, ka thënë Çitaku.



