Nagavci i kërkon Osmanit ta falënderojë publikisht LV-në

26 mars 2026 | 16:53

Shefja e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmanit që së paku të falënderojë publikisht Vetëvendosjen për bashkëpunimin pesëvjeçar.

Këtë deklaratë, Nagavci e ka dhënë në dritën e plasaritjes së marrëdhënieve Osmani – Kurti , kur ky i fundit  ka refuzuar mbështetjen për një mandat të dytë presidencial.

“Gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë për zonjën Osmani, ne ja kemi bërë me dije se nuk janë 80 deputetë të qëndrojnë në sallë, që nuk e mbështesin edhe për një mandat. Kemi pasur deklarata publike, ka edhe deputetë të LDK që nuk e mbështesin, ajo nuk i ka votat për t’u rizgjedhur. Duhen firmat, PDK-ja e ka bërë të qartë që nuk e mbështet, edhe brenda LDK-së nuk kanë qenë të gjitha nënshkrimet. Ne e kemi bërë të qartë që nuk kemi pasur hatërmbetje as më herët, përkundër që ne kemi pasur një pesë vjeçar të bashkëpunimit në pozitat institucionale, kemi pasur një raport shumë korrekt profesional, dhe zonja Osmani, unë besoj që më e pakta që duhet të bëjë, dhe do ta bëjë, besoj, është që të shprehë edhe publikisht falënderimet që ka pasur në mënyrë joformale ose jo publike për bashkëpunimin që kemi pasur’’, ka thënë ajo për Euronews Albania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora…