RTK do ta transmetoj ndeshjen Sllovaki – Kosovë
26 mars 2026
| 18:09
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte zbret në fushë për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.
“Dardanët” do të përballen si mysafirë me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Përkrahja për djemtë tanë nuk do të mungojë, pasi mbi 8 mijë tifozë kosovarë kanë udhëtuar drejt Bratisllavës. Për të gjithë ata që nuk janë në stadium, ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Sfida nis në orën 20:45 dhe i gjithë vëmendja është te fitorja që do të na afronte edhe më shumë me ëndrrën botërore.



