Kurti udhëton drejt Francës, ka drekë pune me Macronin
27 mars 2026
| 11:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.



