Ekspozita për masakrat në Kosovë, Kurti: Një e drejtë dhe e vërtetë duhet të kthehet sa më shpejt
Ekspozita skandaloze “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte hapur më 24 mars në sheshin e Prishtinës, tashmë është mbyllur pasi janë evidentuar pasaktësi në përmbajtjen e disa prej masakrave të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.
Pikërisht për këtë ekspozitë është pyetur sot kryeministri Albin Kurti, gjatë një konference për medie.
“Sa i përket ekspozitës, me sa mora vesh ajo tashmë është larguar, aty ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, por kishte të tilla që kishin edhe gabime në tekst, ato domosdoshmërisht duhet të përmirësohen e korrigjohen. E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohen sa më shumë, jo vetëm para botës, por edhe para nesh veçanërisht te brezat e rinj”.
“Një ekspozitë e saktë, e drejtë, dhe e plotë, e vërtetë për krimet e Serbisë në Kosovë, duhet të kthehet sa më shpejt. Një datë optimale do të ishte qershori, përvjetori i 27-të kur shënohet çlirimi i Kosovës”, ka thënë shefi i qeverisë ndër të tjera.



