ANP “Adem Jashari” forcon praktikat për ndarjen e mbeturinave: Redukto, Ripërdor, Riciklo

30 mars 2026 | 11:37

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se po intensifikon përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare pa Mbeturina (International Zero Waste Day).

Përmes vendosjes dhe avancimit të sistemeve për ndarjen e mbeturinave, aeroporti synon të rrisë riciklimin dhe të zvogëlojë ndikimin në mjedis. Në bashkëpunim me partnerë të certifikuar, mundësohet trajtimi dhe riciklimi i materialeve si letra, plastika dhe metalet, duke kontribuar në përdorim më efikas të burimeve.

Po ashtu, ANP “Adem Jashari” thekson se i kushton rëndësi të veçantë menaxhimit të përgjegjshëm të mbetjeve elektronike dhe atyre të rrezikshme, duke zbatuar standarde të qëndrueshme në të gjitha proceset operative. “Redukto. Ripërdor. Riciklo. Së bashku për një të ardhme më të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë të…