“New York Times”: Kosova do të kthehet

01 prill 2026 | 12:23

Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” ka shkruar për ndeshjen vendimtare për Botërorin, të cilën Kosova e ka humbur ndaj Turqisë me rezultat minimal.

“The Athletic” e “New York Times”-it ka shkruar se pavarësisht humbjes, Kosova do të këndellet dhe do të bëjë përpjekjen e radhës për kualifikim në kampionate.

Gazeta njujorkeze ka shkruar edhe për atmosferën që ka mbretëruar të martën në Prishtinë gjatë tërë ditës. “Prishtina ishte mikpritëse për tifozët turq, mirëpo nikoqirllëku nuk shërbeu për një natë të mirë të ekipit vendas. Fansat e tyre e bënë të pamundurën që kombëtarja jofavorite në këtë takim të bënte përpjekjen historike për të siguruar Botërorin e tyre të parë. Atmosfera nisi të bëhej shumë herët në atë që ishte një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në historinë kosovare”, ka shkruar “The New York Times”

“New York Times” ka shkruar se qytetarët e Kosovës po bënin përpjekjet më të mëdha që kombëtarja të siguronte biletën për Botërorin në ShBA. “Pjesërisht sepse shumë prej tyre ende e shohin ndikimin amerikan në historinë e Kosovës. Prishtina ka bulevardin ‘Bill Clinton’, një statujë të tij dhe një këngë e famshme këtu ishte: ‘Thank you, USA’. Krejt janë frymëzim nga roli i administratës së Bill Clintonit në intervenimin vendimtar të NATO-s për ndërhyrje në Kosovë më 1999”, ka shkruar “New York Times”

Kjo gazetë  ka shkruar se performanca në pjesën e parë u ka dhënë shpresë vendasve. Goditja nga distanca e Fisnik Asllanit është pritur nga portieri Cakir. “Dhe zhurma ishte e madhe po aq sa fishekzjarrët e fillimit të takimit. “Kosova do të kthehet, por kjo ishte natë për t’u harruar në Prishtinë”, ka shkruar gazeta njujorkeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 1 Prill 1981, në kërthizë të Prishtinës,…