Ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini shijon Prince Caffe-n
03 prill 2026
| 16:10
Ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini ka vizituar ambientet e Devolli Corporation në Pejë, ku pati mundësinë të njihet nga afër me procesin e prodhimit të kafesë Prince Caffe. I shoqëruar nga Kolonel Federico Mora, komandant i KFOR-it për Rajonin Perëndimor, ai zhvilloi një takim me aksionarin Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë.
Gjatë kësaj vizite u theksuan lidhjet e forta ekonomike ndërmjet Italisë dhe Kosovës, si dhe roli i rëndësishëm që luan Devolli Corporation në zhvillimin e industrisë vendore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.



