Kusari: Çmimet maksimal i lejuar i naftës 1.91 euro për litër e benzina 1.44 euro

04 prill 2026 | 15:07

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar të shtunën se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor.

Sipas vendimit, çmimet maksimale të lejuara në tregun vendor sipas të dhënave aktuale janë nafta 1.91 euro për litër, ndërsa benzine 1.44 euro për litër.

Marzha tregtare maksimale e lejuar mbetet shitja me shumicë deri në 2 eurocentë për litër e shitja me pakicë deri në 12 eurocentë për litër.

“Vendimi parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore, si dhe koordinim me Autoritetin e Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e Kusari-Lilës.

Kusari-Lila bëri thirrje te të gjithë operatorët ekonomikë që ta respektojnë vendimin, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, përfshirë edhe ndëshkime retroaktive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast që ka shkaktuar reagime të shumta është zhvilluar…