Netanyahu: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë

05 prill 2026 | 08:13

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Iranit, duke goditur sektorë kyç si industria e çelikut dhe fabrikat petrokimike, të cilat sipas tij financojnë aktivitetet ushtarake kundër Izraelit dhe më gjerë.

Deklarata vjen në një sfond të tensionuar mes dy vendeve, ku përplasjet indirekte dhe akuzat për mbështetje të grupeve të armatosura vazhdojnë prej vitesh.

Netanyahu theksoi se operacionet do të jenë të vazhdueshme, duke synuar atë që e quajti “makineria financiare” e Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 27 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt,…