GËZUAR PASHKËT NËNA STANË PJETËR GASHI
Shumë e dashura dhe e nderuara Nënë Stanë Pjetër Gashi,
Me rastin e Festës së shenjtë të Pashkëve, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që t’Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të përzemërta!
Nëpërmjet Jush Nënë, më lejoni që këto urime t’i përcjell edhe për gjithë familjen Tuaj të nderuar, djemtë e vajzat, nipat e mbesat, motrat dhe vëllezërit Tuaj, si dhe në mënyrë të veçantë për bashkëluftëtarët Filipin, Fatmirin dhe Viktorin!
Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, shëndet, begati dhe dritë në familjen Tuaj dhe në të gjitha familjet shqiptare!
Njëkohësisht, u uroj nga zemra Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë shqiptar, kudo që ndodhen!
Ju uroj jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi!
Zoti Ju bekoftë Juve dhe gjithë familjen Tuaj!
Gëzuar Pashkët Nënë🇦🇱🇽🇰🥂🙏
Me respekt të thellë,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 4 prill 2026!




