Kurti për presidentin: Jam optimist se me takime arrihet marrëveshja, sfidë gjigante që një parti t’i ketë 81 deputetë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dekalruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Edhe Kurti ka konfirmuar se nuk ka lëvizje të reja, por është shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje me opozitën, me takimet që do të zhvillohen në vijim
“Ndërkohë që ne nuk e kemi sfidë numrin prej 61 deputeteve për formimin e qeverisë por është sfidë tejet gjigante që një parti ti ketë 81 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin. Ju e dini që jemi përpjekur edhe më herët dhe e dini që kandidati ynë është zyrtarizuar e po ashtu edhe kundërkandidati i saj Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe ndodhemi tani ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje”.
“Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi tarsnparent sa i përket procesit dhe duhet ta ruajmë konfidencialitetin e takimeve. Përderisa jemi në këtë fazë gjithmonë do të ju njoftojmë për takimet por nuk do të iu tregojmë për emrat konkret që nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Ai ka deklaruar se do të përpiqet që të ketë takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.



