Haziri: Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë

07 prill 2026 | 12:49

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për situatën politike në vend.

Ai ka thënë se populli i Kosovës është evropian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK-ja tash e 37 vjet beson, punon e ndërton.

“Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi. Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët. Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe. Ky popull i Kosovës është evropian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale…